Protesta e banorëve të Unazës së Re është tensionuar. Ata janë përplasur me punonjësit e policies. Efektivët e policisë kanë futur njërin prej protestuesve në furgonin e policisë me forcë por kjo ka shkaktuar irritimin e banorëve dhe situata është agravuar më tepër. Rezistenca e banorëve të tjerë ka bërë që furgoni i policisë të mos lëvizë nga vendi.
Banorët kërkojnë me ngulm dëmshpërblimin e plotë për banesate tyra.
Kjo është dita e 24 e protestës së banorëve që kundërshtojnë të projektit të ‘Unazës së Re’.