INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasje fizike dhe sharje të rënda. Ja ç'ndodhi në Parlament

Përplasje fizike dhe sharje të rënda. Ja ç'ndodhi në Parlament

Publikuar më: 17:36 18-05-2018
Sharjet ndërmjet njëri -tjetrit sot i  finalizuan me dhunë fizike. Xhavit Haliti dhe Arben Gashi dje janë sharë me fjalë banale, ndërsa sot janë përpalsur edhe fizikisht.
Ishte nënkryetari Xhavit Haliti i cili pasi mbushi fletën e votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e sulmon fizikisht deputetin Gashi.
Veprimi i Halitit ishte i qëllimshëm, ndërsa ishin deputetët ata që nuk lejuan që situata të percipitojë edhe më tej.
Në konflikt është përfshirë edhe deputeti i AAK-së Gani Dreshaj, i cili është ndaluar nga deputetët tjerë.
 
 “Iu respektoj shumë të gjithë por iu kisha lutur të gjithë për hir të familjeve dhe sakrificës që të ndalen sjelljet e pahijshme në Kuvend”, ka thënë Veseli.
 
Përplasje verbale mes Halitit e Gashit kishte edhe në seancën e së enjtes.
Derisa Gashi kërkonte fjalën për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Milaim Zeka për LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, kryesuesi Xhavit Haliti, nuk ia ka dhënë fjalën duke i thënë se askush nuk ia ka përmendur emirin.
Deputeti Gashi reagoi duke i thënë Halitit “Balosh ama fjalën”, ”mashtrues”, por dëgjohet edhe teksa i thotë “le të shkon në rrotë të samës”, transmeton KP. 
Atij i është  kundërpërgjigjur kryesuesi Haliti, duke i thënë “qen bir qeni” dhe fjalë të tjera. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277