Një person është plagosur me thikë tek zona e njohur si "Astiri" në Tiranë.
Policia e Tiranës informon se ngjarja është raportuar rreth orës 10:15 minuta dhe është bërë shoqërimi në polici i autorit të dyshuar me inicialet R.C.
"Në zonën e ‘Unazës së Re’ pas një konflikti, ka plagosur me mjet prerës një shtetas të moshës rreth 40 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve" informoi policia. Konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe po vijojnë e hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.