Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë ku një person është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2 të qytetit të Kavajës. Viktima mësohet se është një burrë rreth 50 vjeç, ndërsa janë plagosur dhe 5 të tjerë.
Mësohet se dy grupe u përplasën me armë më njera tjetërn, e për pasojë ka mbetur i vrarë një person i cili nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.
Ai mësohet se ka qenë duke qëndruar në atë zonë, ndërsa e ka kapur breshëria e plumbave. Dy nga 5 personat që mbetën të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit mes tyre dhe janë dërguar në spitalin e Durrësit janë pjesë e dy bandave.
Policia ka arrestuar dy persona, teksa njëri prej tyre dyshohet se ka qenë njëri nga autorët që ka qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka tronditur qytetin e Kavajës, pasi skena ka qenë e denjë për filma me përplasjen me armë zjarri në mes të ditës.