Një përleshje mes “bandash” ka ndodhur pasditen e sotme në një nga hotelet në qendër të Prishtinës. Siç bëjnë me dije mediat vendase dy këngëtarët Cozman dhe Noizy janë përleshur mes tyre me armë. Mësohet se i plagosur nga këto të shtëna ka mbetur Noizy, i cili thuhet se ka marrë plagë në kokë nga vëllai i Cozman, ndërkohë që 3 të tjerë janë arrestuar nga policia kosovare. Lajmi është konfirmuar edhe nga një zëdhënëse e policisë së Kosovës, e cila është shprehur “Rreth orës 17:00 ka ndodhur një përleshje me armë ku si pasojë është plagosur një person dhe tre të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor”.
Pasi Noizy mori mjekimin e duhur, është larguar nga spitali, ku dukej që nuk kishte lëndime të rënda.