Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të përplasjes me armë zjarri në Krujë gjotë orëve të vona të ditës së hënë.
Nga përplasja me armë zjarri, fatmirësisht ka përfunduar pa pasoja për jetën në fshatin Borizanë, për personat e përfshirë në këtë ngjarje.
Sipas policisë, dy vëllezër kanë kanosur me armë një shtetas tjetër dhe po të njëjtën gjë ka bërë edhe personi i tretë. Policia i ka arrestuar në flagrancë.
Në pranga përfunduan Rilind dhe Indrit Leka, përkatësisht 40 dhe 32 vjeç, banues në fshatin Borizanë si dhe Erind Balla, 32 vjeç, banues po në këtë fshat. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
Të arresuarit do të përballen me tre akuza përpara drejtësisë.
Njoftimi i policisë:
• "Kanosja” , "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe "Prishja e qetësisë publike” parashikuar në nenet 84, 278/5 dhe 274 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Erind Balla;
• "Kanosja” dhe "Shkatërrimi i pronës"në bashkëpunim parashikuar në nenet 84, 150, 25 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Rilind dhe Indrit Leka;
• "Shkatërrimi i pronës" në bashkëpunim parashikuar në nenin 150, 25 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit S.Leka.