Arben dhe Astrit Seferi janë dy vëllezërit pukjanë të arrestuar nga policia pasi konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Dy vëllezërit Seferi janë arrestuar nga Policia pasditen e sotme pasi 2 vite më parë, në zonën e Laprakës pas një sherri verbal me shtetasin Elion Leka kanë nxjerr armët dhe kanë qëlluar në drejtim të lokalit ku Leka ishte ulur bashkë me 3 shokë të tijët.
Nga dëshmia përpara uniformave blu në atë kohë, Elion Leka tregoi se gjysmë ore para përplasjes kishte pasur një konflikt verbal me dy vëllezërit Astrit dhe Arben Seferi, por nuk e dinte se sherri do të degradonte deri në përdorimin e armës.
Nga të shtënat me arbë u plagosën 3 shokët e Elion Lekës, të cilët ishin në tavolinë me këtë të fundit por sipas dëshmisë në polici ata kanë thënë se nuk kishin dijeni për sherrin. Ndërkohë vet shtetasi Elion Leka përfitoi nga rasti se i pa atuorët me pistoleta në duar duke u fruar drejt lokalit dhe vrapoi të fshihej, pavarësisht se mori një plumb në shpatull.
Menjëherë pas atentatit, vëllezërit nga Puka Astrit dhe Arben Seferi u larguan nga vendi i ngjarjes dhe prej atëherë ishin në arrati derisa u arrestuan sonte.