Të shtëna me armë zjarri ka patur mbrëmë në qendër të Tetovës. Të shtënat dyshohen se kanë ardhur si shkak i përplasjes mes policisë dhe një të kërkuari teksa tentoi t'i shpëtonte arrestimit. Personi ka bërë rezistencë dhe është përgjigjur me zjarr drejt policisë. Dyshohet se nga shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe të kërkuarit ka mbetur i vrarë një inspektor policie. Informacioni për vdekjen e inspektorit nuk është konfirmuar ende dhe pritet që MPB-ja të dalë me deklaratë, për të konfirmuar rastin me detaje më të hollësishme.