INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasje me De Biazin? Ja çfarë thotë Ergys Kaçe

Përplasje me De Biazin? Ja çfarë thotë Ergys Kaçe

Publikuar më: 15:12 10-10-2016

Përpara ndeshjes së djeshme është mësuar një vendim i çuditshëm i trajnerit De Biazi. Nuk kishte të bënte me zgjedhjet e tij për 11-shin që do të zbriste në fushën e lojës, por për lojtarët që do të shkruante në protokollin zyrtar (23 futbollistë ku tre prej tyre janë portierët).

Tekniku kishte 25 futbollistë në dispozicion për ndeshjet kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës, ndërsa më të shumtë në numër në listë ishin mesfushorët. Ndaj, në ndeshjen kundër Lihtenshtejnit ai vendosi të sakrifikonte Latifin duke mos e futur në protokoll, si dhe Memushajn, i cili, për shkak të një dëmtimi ishte në rolin e një tifozi në tribunë për këtë 90-minutësh.

Mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe, është prononcuar ekskluzivisht për “Panorama Sport”, sapo është marrë vendimi i trajnerit për ta lënë atë dhe Liridon Latifin jashtë listës së 23 futbollistëve që shënohen në protokoll. I pyetur në lidhje me këtë vendim, mesfushori ka qenë krejtësisht i paqartë për arsyen pse trajneri e ka bërë diçka të tillë.

Ergys, si tifoz në ndeshjen me Spanjën?

Po!

Pse është marrë ky vendim?

Nuk e di. E di vetëm trajneri.

A keni biseduar me të, çfarë ju ka thënë?

Se unë duhet të qëndroja jashtë ekipit për zgjedhje taktike.

Ju keni treguar formë të mirë së fundmi me Plzenin, duke luajtur edhe në Europa Ligë. Pse ndodh kjo gjë në Kombëtare?

Nuk e di fare pse po ndodh diçka e tillë. Nuk e kuptoj trajnerin për këtë që bën. S’e di pse bëhet diçka e tillë.

A është e vërtetë një zgjedhje taktike një vendim i tillë, apo ka diçka që ka ndodhur në stërvitje?

Nuk di se çfarë fshihet. Nga ana ime nuk ka ndodhur asgjë. Në stërvitje kam dhënë gjithmonë 100% tim dhe jam përpjekur në çdo seancë të tregoj vlerat e mia. Vetëm kaq.

Article Logic
Execution time: 0.0064308643341064