INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasje me pullë të kuqe. Doda – Pinderi, nga “prostituta” tek “legeni”

Përplasje me pullë të kuqe. Doda – Pinderi, nga “prostituta” tek “legeni”

Publikuar më: 10:42 28-09-2016

Aktivisti i LGBT-së, Kristi Pinderi dhe deputetja e PDIU-së, Mesila Doda vijojnë përplasjet mes tyre online. Këtë herë fjalori i tyre ka kaluar çdo limit etike dhe sebepi ka qënë legalizimi a jo i prostitucionit.  
Me daljen publikisht të deputetes Doda kundër legalizimit të prostitucionit, Pinderi lëshon këtë “fyerje” të drejtpërdrejtë: “Mesila, e si ajo të gjithë politikanët shqiptarë janë njerëzit që ushtrojnë prostitucion nga mëngjesi deri në darkë. Të riciklojmë politikane si Mesila.”
Po e deputetja si zakonisht nuk ia ka lënë mangut duke e fyer me fjalë të rënda e i ka thënë: Ça të them o legen i vogël... Të ta kthej nga mamaja, nuk e ke dhe nuk dua të ngas ata që s’janë më, të shaj nga gruaja, nga e dashura as atë se ke… Ti je thjesht i mjerë!”

Ja stauset e tyre të plota:

Kristi Pinderi:
Kam dy probleme në lidhje me këtë debatin për prostitucionin:
1. Problemin e parë e kam me faktin që flamurin pro legalizimit e mban një biznesmen i cili e trajton debatin në këndveshtrimin e shtimit të fitimeve e jo në këndvështrimin e tipit: secili ka të drejtë të bëjë ç’të dojë me trupin e vet.
2. Më bezdis fakti që në këtë vend në mund të riciklojmë politikane si tipi i Mesilës përmes të ashtuquajturit mbrojtje të moralit shoqëror. Mesila, e si ajo të gjithë politikanët shqiptarë janë njerëzit që ushtrojnë prostitucion nga mëngjesi deri në darkë, përmes favoreve, marrëveshjeve e kompromiseve, që bëjnë me njëri - tjëtri. E thënë ndryshe një prostitutë politike nuk mund të japë mendim se çfarë do bëjë me trupin e vet një grua apo një burrë.

Mesila Doda:
Po shof fyerje të rënda që Kristi Pinderi ka lëshuar në adresën time sepse kam dalë kundër propozimit të prostitucionit…ça të them o legen i vogël…
Të ta kthej nga mamaja, nuk e ke dhe nuk dua të ngas ata që s’jane më, të shaj nga gruaja, nga e dashura as atë se ke… Ti je thjesht i mjerë sepse nuk ke e s’ke për të patur kurrë dashurinë e një gruaje afër vetes… Je një mjeran i vogël. Ty s’të them dot as ta mendosh si në shtëpinë tënde, se të vjen një ditë fëmija e të thotë kam zgjedhur këtë profesionin e prostitutës meqë e futet brenda ligjit, se as këtë s’ke për ta pasur dot. Sa për zgjedhjet e mia politike i kam bërë me ballin lart dhe duke shkuar kundër çdo korrenti të forcës o legen. Nuk kam përfituar kurrë as një gjysëm leku pa djersë e pa respektuar ligjin, në ndryshim me ty që majmesh me fonde BE e fonde qeverie për diskriminim që se ke patur kurrë. Ku janë fondet e strehës që more? Sa vetë strehuat, që i përzuri familja? Me këto dhe të tjera do merrem shumë po shumë seriozisht. Tash edhe një fjalë për këto shoqatat e grave që preken dhe reagojnë kur bëhet fjala për zonjat në politikë. Une ja dal 100 herë, 1000 herë vetëm, po na e kurseni hipokrizinë po mbroni të drejtat e grave e po ndihmoni praninë e tyre në politike. Ky është reagim histerik dhe fyerje e një gruaje vetëm se po guxon dhe njëherë të shkojë kundra rrymës.

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379