INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasje në Cërrik, dhunohet komisioneria e PS

Përplasje në Cërrik, dhunohet komisioneria e PS

Publikuar më: 14:07 25-06-2017

Një tjetër përplasje mes përfaqësuesve partiakë është shënuar në një qendër votimi në Cërrik të Elbasanit.

Mirela Muçaj, komisionere e PS-së, ka bërë një kallëzim penal ndaj një personi që e ka dhunuar teksa monitoronte procesin zgjedhor.

“Morëm njoftim se në një qendër zgjedhore pati probleme dhe shkuam së bashku me përfaqësuesit e PD-së dhe PR-së, unë përfaqësoj PS-në. Në qendër kishte grupime njerëzish, të cilët i njoftuam se nuk lejohej qëndrimi aty. Pati një debat mes sekretarit dhe anëtarëve. Në qendër pati votues dhe vëzhgues. Në momentin që iu drejtova personit me të cilin u konfliktova, i cili nuk kishte autorizim, i thashë të dilte jashtë. Iu drejtova dhe komisionit për ta nxjerrë jashtë, pasi ai kishte votuar. Personi në fjalë, Ylli Perisnaka është simpatizant i LSI-së dhe punonjës në Bashkinë e Cërrikut. Kur dola jashtë, pasi njoftova patrullën e policisë, ai më shau, më fyeu dhe më kërcënoi”, tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0034940242767334