Përplasje e fortë në seancën e kuvendit. Deputeti Flamur Noka është përplasur ashpër me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit e cilësoi Sali Berishës si “llazorren” më të madhe të këtij vendi. Kaq ka mjaftuar që deputeti demokrat Flamur Noka ti drejtohet foltores së Kuvendit.
Edi Rama:
“Flamur Noka ulu poshtë. Unë nuk i thash as injorant as idiot as kriminel siç tha ai, por thash një opinion. Një llazore më e madhja që ka ky vend.
Po ça është ky....nga pyll e keni sjellë ju. Nga cili pyll e gjete dhe e solle në Tiranë. Nga ka dalë ky mo, kush është ky mo...do e fusni në strofull këtë nga doli ky mo...nga cili pyll ke dalë që erdhe këtu”.
Flamur Noka pa mikrofon:
“Nga pylli i sat ëmë”.
Gramor Ruçi:
“Ke 2 minuta që po pengon zhvillimin e seancës dhe për ofendimet e folësit, në rastin konkret Kryeministrit, të përjashtoi nga seanca”.