INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Përplasje opozitë-polici. Basha kërkon protestë pa afat, policia 4 orë [VIDEO]

Publikuar më: 16:55 17-02-2017

Një ditë përpara mbajtjes së protestës së 18 shkurtit, Partia Demokratike dhe Policia e Tiranës janë përplasur per kohëzgjatjen e protestës. Ndërsa opozita kërkon leje për zhvillimin e tubimit popullor pa afat, policia e tiranes vendosi vetëm 4 orë kohë për protestën e demokratëve. 

Ndërsa në prononcimin e tij për mediat, lideri i opozitës Lulzim Basha kishte një mesazh të qartë për policinë e tiranës.
Lulzim Basha:
“Policia i ka marrë mesazhet. Po ia përsëris edhe sot. Të mos bie pre e manipulimit politik, Të mos provokojë ndryshe do të përballet me pasojat, por jam i bindur se e nesërmja do të jetë festë gjigante”.
Ndërkohë Policia e Tiranës ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, në oraret që ajo ka dhënë leje. Ne kater oret e tubimit do ndërpritet qarkullimi në disa akse rrugore.
Njoftimi i Policisw:
“Kryqëzimi i Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", me Bulevardin "Zhan D'Ark", Kryqëzimi i Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", me Bulevardin "Bajram Curri".
Si dhe ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:
Nga kryqëzimi i Rrugës "Myslym Shyri" me Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" deri tek kryqëzimi i Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" me Rrugën "Ismail Qemali", nga ora 12:00 deri në orën 16:00”.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545