Një incident ka ndodhur sot në universitetin "Luigj Gurakuqi" në Shkodër.
Një studente e juridikut i ka hedhur bojë në kokë rektorit Adem Bekteshi. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbledhjes së komisionit të Etikës në universitet.
Ky veprim është ndërmarrë nga studentja në formë proteste për shkak të ankesave të studentëve lidhur me problematikat në universitet.
Kjo nuk është hera e parë që studentët shpërthejnë në revoltë në universitetin e Shkodrës. Pak ditë më parë një studente theu derën e universitetit.