INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasjet, bashkitë e opozitës: Padi anëtarëve të KZAZ e Policisë

Përplasjet, bashkitë e opozitës: Padi anëtarëve të KZAZ e Policisë

Publikuar më: 17:45 19-06-2019

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Kryetarët e bashkive të djathta në vend, pas situatës së tensionuar sot në disa KZAZ të vendit, në të cilat kërkohet lirimi i ambienteve në zbatim të dekretit të presidentit të republikës, kanë njoftuar se do të se do të bëjnë kallëzim penal ndaj anëtarëve të KZAZ-ve si dhe Policisë së Shtetit

“Pas anulimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, i vetmi organ kushtetues për caktimin e saj, këto ambiente duhet të administrohen vetëm nga pronari – njësia e qeverisjes vendore.

Pushtimi i tyre me urdhër politik nga KZAZ-të apo punonjës të Policisë së Shtetit është i paligjshëm dhe në dhunim flagrant të Kushtetutës.

Policia e Shtetit nuk mund të administrojë pronat e bashkive. Sipas ligjit, këtë e bën Policia Bashkiake. Policia e Shtetit e ka të ndaluar të hyjë në pronat e bashkisë, pa një kërkesë nga Kryetari i Bashkisë.

Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor, që garanton autonominë vendore dhe administrimin nga bashkitë të pronave të tyre. Kushdo që thotë dhe vepron në të kundërt, nxit dhunë, shkel Kushtetutën e ligjin në Shqipëri.

Në kundërshtim flagrant me ligjin, anëtarët e KZAZ-ve dhe punonjës të Policisë së Shtetit kanë kundërshtuar zbatimin e ligjit, duke kryer veprime arbitrare dhe të paligjshme, si dhe duke ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë Bashkiake në krye të detyrës.

Për këtë qëllim, Bashkitë tona po depozitojnë kallëzim Penal ndaj anëtarëve të KZAZ-ve dhe të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”, thuhet në deklaratë.

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543