Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike që degradoi në debate të padëgjuara më parë, që për pak sa nuk kanë përfunduan dhe në përplasje fizike është komentuar dhe nga grupimi anti-Basha. Madje sot kanë guxuar dhe kanë publikuar dhe regjistrime audio, që në fakt për Astrit Patozin një debat i tillë brenda kryesisë është një tregues real i degradimit të partisë dhe e cilësoi Bashën, si lider me mendësi bolshevike.
Ndërsa vetë lideri i demokratëve është i bindur se vetëm bashkimi i demokratëve qoftë edhe ai më kritiku do të bëjë të mundur ti dalë përballë kësaj mazhorance.
“PD ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit. Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave. Në këtë aleancë ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve,” shkroi Basha sot në FB.