INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasjet me Erdogan, kryeministri turk Davutoglu jep dorëheqjen

Përplasjet me Erdogan, kryeministri turk Davutoglu jep dorëheqjen

Publikuar më: 14:20 05-05-2016

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, do të japë dorëheqje në një kongres të jashtëzakonshëm të partisë së tij, që do të mbahet më 22 maj.

Spekulimet për tërheqjen e tij nga qeveria kanë qarkulluar që pas takimit që Davutoglu zhvilloi me presidentin Recep Tayip Erdogan të mërkurën.

Mosmarrëveshjes mes kryeministrit dhe presidentit kanë lindur pas kundërshtisë së Davutoglu për të lëvizur Turqinë drejt sistemit presidencial të qeverisjes.

Të enjten, ndihmësi i presidentit, Cemil Ertem, ka thënë për televizionin turk se Turqia dhe ekonomia e saj do të stabilizohen më tej “kur një kryeministër më i afërt me presidentin Erdogan të marrë detyrën”.

Davutoglu ka bërë me dije se do të heqë dorë edhe nga të gjitha postet e tjera në parti.

Article Logic
Execution time: 0.0036461353302002