Përplasjet mes kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit Berisha për ligjin e plehrave kanë qenë ndër më të ashprat. Prandaj risjellim në kujtesë disa prej deklaratave të tyre.
29 Shtator 2016 Berisha: Unë besoj se nuk duhet të kisha berë atë veprim, e bëra se duke qënë i bindur se do kontrolloja çdo gjë, meqënse do të jepej vendim qeverie, po ju them se është helm, nuk jam kurrë më për import plehrash.
29 Shtator 2016 Rama: E përsëris prapë sot, që e nënshkruaj nga kryefjala e fjalisë së parë deri tek pika e fundit atë që kam thënë. E kam thënë atëherë, e them sot dhe do ta them gjithmonë; Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhti kombëtare. Ashtu sikundër e kam thënë atëherë, e them sot dhe do ta them gjithmonë; Është e qartë që sot dhe nesër, Shqipëria nuk mund të importoje plehra nga jashtë.
17 Nëntor 2016 Berisha: Mafia italiane dhe shqiptare pjesë e saj…
1 Tetor 2016 Rama: Ligji i ri që ne kemi bërë.. nuk lejon importimin e plehrave nga jashtë. Ajo që ne ndaluam nuk është kjo që ne aprovuam. Ne nuk kemi marrë ligjin që kemi ndaluar dhe ta kthejmë prapë dhe ta aprovojmë. Është një ligj i ri dhe nuk ka lidhje me ligjin e vjetër.