INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasjet në KZAZ, reagon OSBE, Autorët e nxitësit të mbajnë përgjegjësi ligjore

Përplasjet në KZAZ, reagon OSBE, Autorët e nxitësit të mbajnë përgjegjësi ligjore

Publikuar më: 15:50 19-06-2019

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të dy ditëve të fundit në KZAZ-të. Në një deklaratë për mediat, OSBE thotë se të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor. OSBE thekson se “çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar”.

Në vijim, në deklaratë OSBE shprehet se jo vetëm autorët por edhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi për çfarë ndodh.
"Jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne bëjmë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha masat, sipas legjislacionit në fuqi, për të hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e dhunës" thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, OSBE u bën thirrje organizuesve të protestës së të premtes të sigurojnë një protestë paqësore. "Në përputhje me mandatin e saj, Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështetë shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri", thuhet në deklaratë.

Article Logic
Execution time: 0.0020010471343994