INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasjet në Shqipëri, ja çfarë shkruan media prestigjioze “Euronews”

Përplasjet në Shqipëri, ja çfarë shkruan media prestigjioze “Euronews”

Publikuar më: 16:22 20-06-2019

Përplasjet mes policisë, qytetarëve dhe simpatizantëve të opozitës janë pasqyruar edhe në media të rëndësishme të huaja.

Media e njohur europiane “Euronews”  shkruan se demonstruesit e opozitës u përpoqën të sulmonin një shkollë në Shqipëri, në një përpjekje për të shkatërruar zgjedhjet që janë parashikuar më datë 30 qershor.Turma rrëzoi një pjesë të gardhit të hekurt në ndërtesë, që do të ishte qendra e numërimit të votave në Kavajë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës, ndërsa demonstruesit hodhën flakë e ndezën zjarr. Ndër të tjera në shkrim thuhet se përleshjet po zhvillohen për shkak të mosmarrëveshjes të të dy palëve politike në vend.

Opozita thotë se pushteti vjedh votat, ndërsa qeveria pretendon se opozita po kryen protesta të dhunshme.Prestigjiozja shpjegon se rrethanat politike në të cilat ndodhet vendi.“Presidenti Ilir Meta shtyu zgjedhjet në fillim të këtij muaji. Ai tha se kjo gjë bëhet për shkak se në vend ka krizë politike. Mirëpo, partia në pushtet, PS e kryeministrit Edi Rama ka injoruar dekretin e presidentit Meta dhe vazhdon fushatën elektorale nëpër bashki të vendit. Partitë e opozitës kanë bojkotuar parlamentin që nga shkurti dhe e akuzojnë Ramën për blerje votash.

Partitë e opozitës kanë bojkotuar parlamentin që nga shkurti dhe e akuzojnë Ramën për blerjen e votave. Ata duan që ai të japë dorëheqjen, në mënyrë që të mbahen zgjedhje të parakohshme kombëtare.14 qytete të drejtuara nga mbështetësit e opozitës kanë qenë të përfshirë në përleshjet me policinë që nga e marta” citohet në artikull.

“Paqëndrueshmëria politike në Shqipëri” – shkruan Euronews vjen në një kohë vendimtare për ofertën e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Evropian, bisedimet e pranimit të të cilave janë shtyrë deri në vjeshtën e këtij viti.

eurooo.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549