Që prej fillimit të tij, emisioni “Për’puthen” është akuzuar se ndjek një skenar dhe detyron konkurrentët të veprojnë sipas tij dhe jo sipas dëshirave të tyre. Shumë konkurrentë kanë akuzuar programin pas largimit dhe lidhur me këtë dilemë është përgjigjur edhe Fationi, i cili u largua me dëshirën e tij nga programi.
“A ka pasur skenar në “Për’puthen”?- e pyet dikush, ndërsa Fationi ia kthen:
“Absolutisht që jo. Mund të japin sugjerime si çdokush, por skenar jo.”- shkroi ish-konkurrenti.
Gjatë kësaj mini-interviste, ish-konkurrenti i programit është pyetur nga fansat e tij se kush mendon se do të dalë çift nga “Përputhen”.
Fation Kuqari, ka bërë tag Arjan Konomin, duke shkruar se ai bashkë me televizionin Top Channel do dalin bashkë nga ky program.
Me siguri në kuadër të shakasë.