Stafi i “Për’puthen” bashkë me një numër të madh të konkurrentëve prej javësh kanë udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë përfshi Prishtinën dhe Tetovën. Siç u tha nga produksioni qëllimi i këtij tour-i ishte zgjedhja e konkurrentëve të rinj për sezonin e tretë të programit dhe interesimi i të rinjëve kudo ishte tejet i madh.
Por kjo del të jetë një mashtrim, kështu të paktën sipas kryefjala, burime të të cilëve kanë thënë se asnje nga pjesëmarrësit në audicione në tour nuk do të zgjidhet si konkurrent pasi ata tashmë janë të zgjedhur.
Sipas tyre audicionet janë duke u bërë për shumë faktorë të tjerë si fitimi nga sponsorat por në asnjë mënyrë nuk perzgjidhen konkurrentë.