"Përputhen" vjen me një risi këtë verë. Moderatorja Bora Zemani, opinionisti Arian Konomi dhe autorja e programit, Olsa Muhameti përmes disa videove në Instagram kanë zbuluar se gjatë verës ata do të zhvillojnë një tur nëpër qytetet e Shqipërisë duke realizuar audicione për sezonin e ri që nis në shtator. Kështu të gjithë fansat e programit do kenë mundësinë që të takojnë të preferuarin e tyre.
Turi do nisë në Durrës, në 7 qershor në teatrin "Aleksandër Moisiu".