INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përqendrimi në kryeqytet, Tirana grumbullon 30% të popullsisë shqiptare

Përqendrimi në kryeqytet, Tirana grumbullon 30% të popullsisë shqiptare

Publikuar më: 10:30 10-09-2018

Në kryeqytetin shqiptar jeton 30 % e popullsisë totale, duke e renditur Shqipërinë të 11-ën në Europë me përqindjen më të lartë të popullsisë së përqendruar në metropol. Në një hartë të përpiluar nga ‘Jakubmarian’, me të dhënat nacionale të çdo vendi në Europë, tregohet popullsia e zonës të kryeqytetit të çdo vendi si përqindje e popullsisë së përgjithshme, ku Shqipëria madje lë pas edhe Gjermaninë e Austrinë, por dhe të gjitha vendet ballkanike. Në Ballkan,Shqipëria ndiqet nga Mali i Zi, me afërsisht po të njëjtën shifër, Kosova me 28%, Maqedonia dhe Serbia me 24% dhe Bosnjë – Hercegovina me 11%.

Renditja në Ballkan për përqendrimin në kryeqytet

Shqipëria 30 %
Mal i Zi 30%
Kosovë 28%
Maqedoni 24%
Serbi 24%
Bosnjë – Hercegovina 11%

Shteti më i ‘centralizuar” në Europë dukshëm është Malta, me 90% të popullsisë që jetojnë në kryeqytet ndjekur nga Luksemburgu.
Renditja në Europë për përqendrimin në kryeqytet
Malta 90%
Luksemburgu 76%
Islanda 65%
Ukraina 7%
Zvicra 5%
Gjermania 5%

Zona metropolitane përkufizohet si zona ku është praktike për njerëzit që të jetojnë, punojnë apo studiojnë në atë qytet. Ndërsa sipas të dhënave për të gjithë shtetet në botë, përqindja më e madhe ishte në Monako, Singapor, Vatikan, Hong Kong dhe Makao, të gjitha me 100%. Më e ulëta ishte në SHBA, me vetëm 0.21%.

Renditja në botë për përqendrimin në kryeqytet
Monako 100%.
Singapor 100%
Vatikan 100%
Hong Kong 100%
Makao 100%
……… ……
SHBA 0.21%

Article Logic
Execution time: 0.0033919811248779