INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Përralla" merr fund, Leicester shkarkon Ranierin

Publikuar më: 09:29 24-02-2017

Skuadra e Leicester Cityt  ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin italian, Claudio Ranieri. Kampioni i sezonit të kaluar ka shkarkuar Ranierin, për shkak të rezultateve të dobëta këtë sezon.

Claudio u emërua si menaxher i “Foex” në korrik të 2015-tës, ku udhëhoqi klubin drejt titullit të kampionit në Premier Ligë. Megjithatë rezultatet e dobëta këtë sezon kanë bërë që italiani të largohet nga klubi.

Leicesteri gjendet në vendin e 17 me 21 pikë të grumbulluara, ndërsa mbrëmë u mposht në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Sevilias.

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602