Perrie Edwards e ka përballuar mjaft mirë ndarjen me ish të fejuarin e saj Zayn Malik pas një romance 4 vjeçare, e cila përfundoi krejt papritur verën e kaluar. Ajo po shijon suksesin me grupin e saj muzikor Little Mix, dhe së fundmi regjistrimet e tyre të ardhshme do të jenë për dashurinë dhe ndarjen, e me siguri do të jetë një “dedikim” për Zayn Malik. Është pikërisht anëtarja e grupit Jesy Nelson ajo që e ka konfirmuar këtë duke folur për The Sun: "Unë mendoj se është gjithmonë e lehtë të shkruash për përvojat personale nëpërmjet muzikës për shkak se shumë njerëz mund ta gjejnë veten në ato këngë.”
Ky album është shumë herë më I “pjekur”. Ka shumë gjëra që janë thënë, të cilat ndoshta askush nuk i ka dëgjuar ende, besoj e kuptoni se çfarë dua të them”.
"Unë mendoj se është shumë e qartë," tha ajo. "Mendoj se të gjitha këngët janë shumë te lidhura me vajzat, dhe me fansat tonë në përgjithësi”.