INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Perrie Edwards: “Një femër nuk duhet kurrë të ketë nevojën e një mashkulli”

Perrie Edwards: “Një femër nuk duhet kurrë të ketë nevojën e një mashkulli”

Publikuar më: 14:57 19-03-2016

Perrie Edwards nuk ka ndërmend të nxitohet për të dalë sërish me dikë pas ndarjes nga Zayn Malik.

  Ajo u tregua mjaft trime për ta përballuar ndarjen me të fejuarin e saj Zayn Malik, një romancë 4 vjeçare e cila përfundoi shumë papritur verën e kaluar. Por,  Perrie Edwards nuk ka patur asnjë problem për t’u përshtatur me jetën e saj prej beqareje. Ashtu siç ajo vetë shpjegoi se po e shijon në maksimum kohën me veten dhe pjesëtarët e grupit britanik “Little Mix” duke shtuar : “Më pëlqen që po bëj gjërat e mia, kjo më bën të ndihem e pavarur”

Perry dhe Zayn nisën të dilnin bashkë në 2012 pasi ishin takuar në setin e “X Factor” dhe u fejuan një vit më vonë, duke shokuar botën e pop-it kur ata lajmëruan ndarjen e tyre korrikun e kaluar, pak javë përpara se të vendoseshin në shtëpinë e tyre të ëndrrave, 3 milion dollarëshe.

Ndërkohë, Zayn Malik e ka gjetur dashurinë tek modelja e Victoria Secret, Gigi Hadid, dhe e zbuloi publikisht romancën e tyre në videon e nxehtë të këngës “Pillowtalk”, në shkurt.  

Duke folur për videon, ish pjesëtari i grupit “One direction”, tha: “Po, të kishe pranë Gigin gjatë xhirimit të videos, ishte fantastike. Ishte diçka ndryshe dhe ne e shijuam atë. Kaluam mjaft mirë në set.”

Por,  ndërsa Zayn duket se e ka lënë pas lidhjen me Perrie, ai u detyrua të mbronte disa postime të koduara në Twitter pasi disa fansa pyetën nëse ato i drejtoheshin ish të fejuarës.

Duke folur në Twitter të martën, ai shkroi: “Interesante se si njerëzit ndihen të çliruar lakuriq. Lexoni një libër, çlironi trurin”Komentet e Zayn vijnë pasi Perrie mbrojti veshjet në turin e bandës “Little Mix” duke thënë : “Ne veshim ato në të cilat ndihemi rehat. Nuk jemi sexy në mënyrë të tepruar në atë që bëjmë. Ne jemi për të qënit sexy në mënyrë të këndshme. Nuk do të donim kurrë të ishim skandaloze”.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832