INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse e keni të vështirë të mbani një lidhje të gjatë?

Përse e keni të vështirë të mbani një lidhje të gjatë?

Publikuar më: 11:32 24-07-2017

Arsyet pse të mbash një lidhje afatgjatë ditët e sotme është një sfidë më vete, janë të shumta.

Përpos zhvillimit të shoqërisë dhe ndryshimit të mënyrës se si konceptohet sot një marrëdhënie, ekzistojnë shumë faktorë që e bëjnë të na duket mbajtja e të dashurit, mision pothuajse i pamundur.

1. Nuk jemi ende gati

Në shumicën e rasteve ne nuk ndihemi gati për të bërë një kompromis, i cili në situata të caktuara do të përkthehet në sakrificë dhe dashuri pa kushte. Por padurimi dhe dëshira për të patur gjithçka atëherë kur ne e duam, janë penalizuesit kryesorë për një lidhje të gjatë. Madje, ne nuk duam as të përfshihemi krejtësisht dhe kështu sforcojmë veten duke vendosur ‘limit’ ndjenjash dhe kohe. Në fund të fundit, në të tilla çështje llogaritë nuk ecin për shumë gjatë.

2. Ngatërrojmë dashurinë me ndjenjat e tjera

Në të shumtën e rasteve duam të takojmë dikë me të cilin të kalojmë mirë. Të pimë diçka bashkë apo të shohim një film dhe jo njeriun i cili do të na mbështesë dhe kuptojë në çastet në të cilat na duhet më shumë. As të kemi jetë të mërzitshme nuk na pëlqen, prandaj tentojmë të kemi dikë i cili ndan të njëjtat pasione me ne dhe është gjithmonë gati për aventura. Por pavarësisht këtyre, s’jeni gati për një ndryshim gjigand në jetën tuaj, i cili duhet të vijë pas një periudhe të gjatë romanticiteti dhe tërheqjes së përbashkët ndaj njëri tjetrit.

3.Po rrini thjesht për inerci

Pas një farë kohë, jeni konsumuar me njëri-tjetrin dhe hapsirat për të dhuruar dashuri po zvogëlohen gjithnjë e më shumë. Në këtë fazë jeni të dy shumë të dhënë pas përfitimeve materiale.

4.E marrim shumë më seriozisht seç duhet

Kur biem në dashuri, ajo ç’ka kërkojmë nga partneri është pjekuria dhe të jemi gjithnjë në plan të parë për të. Keni të drejtë, por kjo pjekuri dhe mirkuptimi mes njëri-tjetrit vjen vetëm pas disa vitesh qendrimi. Disa njerëz, janë më shumë se të bindur se asgjë nuk vlen më shumë se të kalosh kohë me partnerin dhe të jesh i duruar, madje as vetë dashuria.

5.Jemi bërë të varur ndaj tekonologjisë.

Teknologjia po merr gjithnjë e më shumë nga koha jonë. Kaq sa ndonjëherë e kapim veten në një situatë mbytëse. Çdo lloj forme e komunikimit virtual, në fillim duket si shpëtim, por në fakt nuk i bën ndonjë nder të madh marrëdhënie, pasi zbeh komunikimin. Tashmë e kemi njohur partnerin, për çfarë do të flasim?

6. Jemi bërë të çliruar seksualisht

Në fillim seks, më pas vendosim nëse duam të rrimë bashkë ose jo. Ditët e sotme, seksi jashtë martese konsiderohet normale dhe shoqëria moderne gjithnjë e më shumë po shkon drejt atyre që ne i njohim si lidhje të hapura, apo thjesht shokë seksi!

7.Jeni të frikësuar

Ndodh që të keni frikë nga shumë gjëra. Përfshirja në një lidhje të re, zhgënjimet e mëparshme, dalja nga një lidhje e dhimbshme. Të gjitha këto na frustrojnë për tu përfshirë në një lidhje të re dhe t’i shohim gjërat vërtetë ashtu siç janë.

Article Logic
Execution time: 0.0017461776733398