INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse kamera e Samsung Galaxy Note 8 është më e mira e momentit

Përse kamera e Samsung Galaxy Note 8 është më e mira e momentit

Publikuar më: 16:36 21-09-2017

Përse do të doni të blinit një Samsung Galaxy Note 8? Epo, për ekranin e madh, si fillim. Megjithatë, ka diçka tjetër që ia vlen të investosh, kamera.
Kjo sepse është kamera e parë e dyfishtë që vjen nga Samsung, një kompani e njohur për shkrepjet e shkëlqyera si ato të Galaxy S8.

Kamerat e dyfishta janë të implementuara në mënyra të ndryshme në këtë smartfon. Tek Nokia 8, për shembull, ka dy sensorë me 13 megapiksel, një monokrom (e cila vjedh dritën më shpejt) dhe tjetra me ngjyra. Nga moment që sensori me ngjyrë nuk është I shpejtë, ka një imazh optic stabilizues që I vjen në ndihmë. Së bashku, sensorët, shkrepin për të kapur imazhet më të mira. Ky system përdoret gjithashtu edhe nga Huaëei dhe Honor.
Samsung-u, nga ana tjetër, i ka të dy sensorët me ngjyrë, secili 12 megapiksel. Një është më kënd të gjërë, tjetri telephoto.
E njëjta gjë ndodh edhe me iPhone 7 Plus, i cili ka avantazhin të tejkalojë limitet e zmadhimit (zoom) të kameras. Duke qënë se nuk ka mundësi të shtohet një lente optike, pasi kjo do ndryshonte trashësinë e smartfonit, celularët përdorin zmadhimin dixhital.
Me dy lente, mund të zmadhosh në mënyrë efektive këtë zmadhim dixhital në dy vende, kur zmadhimi i kamerës është vendosur në nivelet nga 1x ose 2x, pasi pikërisht kështu secili sensor jep rezolucionin më të lartë.

Galaxy-Note-8-official-sample-main-camera-5.jpg

Tek Samsung, ndërsa zmadhoni, sensorët ndryshojnë (kthehen) nga njëri tek tjetri ndërkohë që zmadhimi kalon nga 1.9x tek 2x. duhet shtuar gjithashtu se të dy sensorët kanë stabilizues të imazhit optik.

Samsung ka diçka tjetër të ngjashëm me Apple, efektin bokeh (në atë që Apple e quan Portrait Mode dhe Samsung Live Focus). Pra, subjekti është në fokus dhe sfondi zbehet në mënyrë artistike.
Megjithatë, Samsung bën më shumë se kaq. Si fillim, efekti bokeh mund të rregullohet në të njëjtën kohë që shkrep dhe në retrospect. Më shumë se kaq, mund të vendosësh sa i zbehtë do të jetë sfondi. Lentet me kënd të gjërë kanë një hapje prej f/1.7, perfekte për foto gjatë natës.
Gjithashtu, kur përdorni opsionin Dual Capture, të dy imazhet ruhen veç, në mënyrë që të zgjidhni të preferuarën. Me pak fjalë, kamera e Note 8 është thejsht mahnitëse ashtu si i gjithe ky smartphone i cili para pak ditësh u prezantua në Shqipëri dhe tani e gjeni lehtësisht në pikat e autorizuara. 

Galaxy-Note-8-official-sample-main-camera-15.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023581981658936