INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse Kulla e pjerrët e Pizës i reziston edhe tërmeteve...

Përse Kulla e pjerrët e Pizës i reziston edhe tërmeteve...

Publikuar më: 08:32 10-05-2018

Misteri se përse Kulla e Pizëzsnë Itali vijon të mbetet e fortë dhe e paprekur gjithmonë ka shtuar kureshtjen e studiuesve dhe jo vetëm.

Kulla e gjatë 58 metra ka arritur të mbijetojë e pa dëmtuar, edhe pse vendi është prekur të paktën nga katër tërmete të forta që kanë goditur rajonin që nga viti 1280.

Tani, hulumtuesit besojnë se ata kanë përgjigjen.

Ekipi hulumtues arriti në përfundimin se mbijetesa e Kullës mund t'i atribuohet një fenomeni të njohur si ndërveprim dinamik i tokës-strukturë.

Studiuesit thonë se lartësia dhe ngurtësia e konsiderueshme e Kullës kombinohen me butësinë e tokës duke sjellë që karakteristikat e strukturës të modifikohen në mënyrë të konsiderueshme, në mënyrë të tillë që Kulla të mos lëviz me lëvizjen e tokës.

Pra një përzierje unike e ndihmon atë të qëndron e paprekur gjatë katër tërmeteve

Ka qënë kjo pikërisht arsyeja e mbijetesës së saj. Të paktën kështu besohet deri më tani.

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105