INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse mamatë që janë në marrëdhënie pune rrisin fëmijë të lumtur dhe të suksesshëm

Përse mamatë që janë në marrëdhënie pune rrisin fëmijë të lumtur dhe të suksesshëm

Publikuar më: 20:51 10-05-2019

Për shumë vite nënat që punojnë jashtë shtëpisë janë paragjykuar për shkak të sereotipeve që thonë se fëmijët e tyre nuk marrin mjaftueshëm dashuri, kujdes dhe vëmendje. Është vërtet e vështirë të balancosh prindërimin dhe karrierën, por a duhet të shqetësoheni nëse punoni dhe nuk shpenzoni sa më shumë kohë me fëmijët tuaj?

Lajmi i mirë: shkenca thotë se fëmijët e nënave që punojnë jashtë shtëpisë mund të jenë po aq të lumtur sa ata që kanë pasur nënat në shtëpi me orar të plotë, e madje kur të rriten mund të jenë edhe më të suksesshëm.

Fëmijët e nenave që punojnë jashtë shtëpisë nuk vuajnë dhe janë po aq të lumtur sa shokët e tyre. Një studim i kryer nga Profesor Kathleen McGinn nga Harvard Business School, tregon se të paturit e një nëne që është në marrëdhënie pune nuk ndikon në lumturinë e fëmijëve. Djemtë dhe vajzat e këtyre nënave janë të lumtur si fëmijë dhe si të rritur, dhe shpesh përfitojnë nga të pasurit një nëne që ka një punë jashtë shtëpisë.

Ky projekt i madh kërkimor shkencor që filloi në vitin 2015 kombinon të dhënat e disa studimeve ndërkombëtare që, në tërësi, hulumtojnë më shumë se 100,000 burra dhe gra në 29 vende. Rezultatet e sondazhit “lirojnë” nënat nga faji dhe nga dyshimi për veten, duke treguar se fëmijët e tyre nuk janë të privuar nga lumturia dhe suksesi, dhe përkundrazi, janë më mirë në shumë aspekte.

Vajzat e nënave të punësuara janë më të suksesshme në karrierën e tyre dhe tentojnë të marrin rroga më të larta. Hulumtimi i Kathleen McGinn ka treguar se vajzat e nënave në marrëdhënie pune kanë tendencë që të kenë të ardhura më të larta vjetore, ato kanë më shumë gjasa të punësohen dhe shpesh zënë poste mbikëqyrëse. Studimi ka zbuluar gjithashtu se përvoja e nënave me punë jahstë shtëpisë u mëson vajzave të tyre një të vërtetë të thjeshtë: ju mund të kombinoni me sukses karrierën me rritjen e fëmijëve tuaj.

Ndërsa meshkujt kanë tendencë të jenë gjithnjë më të punësuar se sa gratë, studiuesit thonë se nuk ka një ndikim të fortë të nënave që punojnë tek djemtë e tyre në aspektin e karrierës. Një tjetër gjë e rëndësishme që u zbulua në sondazh ishte se fëmijët e rritur në familje ku të dy prindërit po fitonin para, kanë tendencë për të shmangur stereotipet gjinore./Burimi ''PËR NËNAT"

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436