INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse na humb interesi ndaj tipave që na 'ngjiten' shumë?

Përse na humb interesi ndaj tipave që na 'ngjiten' shumë?

Publikuar më: 16:21 07-11-2018

Është lajm i vjetër se të gjithë ne dëshirojmë atë që s’mund ta kemi. Është pjesë e natyrës sonë komplekse njerëzore t’i admirojmë ata që e prezantojnë veten e tyre para nesh si të pamposhtur.

Për mendjet tona të komplikuara emocionalisht dhe të udhëhequra nga egoja, kjo nënkupton se ky person është “tepër i mirë”. Dhe kjo “tepër i mirë” është thjeshtë e mjaftueshme për ne.

Është skenar i thuajse secilit film romantik – njëri personazh tërhiqet nga tjetri që duket se nuk është i kategorisë së tij. Kjo është një gjë dinamike që të gjithë e dimë mirë. Ndihemi më komod të mendojmë se dashuria dhe tërheqja qëndron në të qenit i mrekullueshëm për dikë.

Kjo sjellje është pikërisht arsyeja pse ne e humbim interesimin për njerëzit që shfaqin interesim të tepruar për ne. Sepse në heshtje, neve të gjithëve na pëlqejnë sfidat dhe lufta për ta fituar dikë. Kemi nevojë ta dimë se ky person është i vlefshëm, para se të fillojmë të investojmë në të.

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266