INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse ndodhin ndarjet e çifteve gjatë verës? Ja cilët janë shkaktarët nga të cilët duhet të keni kujdes...

Përse ndodhin ndarjet e çifteve gjatë verës? Ja cilët janë shkaktarët nga të cilët duhet të keni kujdes...

Publikuar më: 06:10 08-08-2018

Dielli, ditët më të gjata, netët më të ngrohta dhe largimi nga rutina janë sfida shumë të mëdha për shumë çifte.

Vera është koha kur ndodhin më së shumti tradhti dhe vetvetiu edhe ndarje

Por cilat janë arsyet që gjatë verës tradhtohet më shumë?

Kriza në çift
Ndjesia e lodhjes dhe grindjeve në çift dhe “menuja” e pasur gjatë pushimeve bëjnë që të lindë dëshira për tradhti. Shpesh cilësohet si mënyra për të lënë pas shpine tensionin dhe zënkat.

Largësia 
Distanca nga vendi ku qëndroni gjatë gjithë vitit, shton dëshirën për të qenë sërish vetëm, së paku për disa ditë. Pjesa më e madhe e personave të përfshirë në një sondazh amerikan, në masën 65% deklaruan se e kanë tradhtuar partnerin gjatë verës.

Tradhti rastësore 
Ideja se mund të kaloni disa ditë pushime vetëm me miqtë pa praninë e partnerëve përkatës është joshëse, edhe pse ndoshta jo për të gjithë. Por, kjo ndodh edhe kur pushimet janë vetmitare.

Gjatë verës rritet dëshira 
Është e provuar shkencërisht se gjatë verës rritet dëshira seksuale. Gjatë kësaj stine për sytë e mashkullit femra duket më sensuale, ndërsa nga ana e tyre femrat i përdorin hiret për të joshur meshkujt.

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158