INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse nuk ju zë gjumi kur nuk flini në shtëpinë tuaj?

Përse nuk ju zë gjumi kur nuk flini në shtëpinë tuaj?

Publikuar më: 19:15 22-03-2019

Në Ditën Botërore të Gjumit kanë dalë rezultatet e një studim botëror të realizuar nga IHG Hotels & Resorts se përse nuk flejmë mirë jashtë shtëpisë. Është zbuluar se katër nga pesë udhëtarë kanë vështirësi të flenë në një shtrat tjetër. Shumica e njerëzve humbin rreth 58 minuta gjumë çdo natë.

Ndër shkaqet e përmendura për gjumin e parehatshëm, janë: 44%, ndërrimi i vendit, pra kur largohemi nga një mjedis në një tjetër, 35% zhurmat rastësore dhe 35% nga dëshira për të punuar vonë.
Më shumë se dy të tretat, pra rreth 67% e të anketuarve deklaruan se ndjehen më të lodhur kur janë larg shtëpisë. Për të pasur një gjumë sa më të qetë, gati gjysma e tyre, ose provojnë të dëgjojnë muzikë, 47% ose shikojnë televizor, 45%.

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549