INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse nuk mbajmë dot sekrete...

Përse nuk mbajmë dot sekrete...

Publikuar më: 09:11 04-10-2018

“Mos i thuaj askujt”. Shumë miq apo njerëz na thonë që të mbajmë një sekret, por përse dështojmë?Në fakt mbajtja e një sekreti na duket një barrë një peshë të cilën mezi presim ta ndajmë me dikë, dhe për këtë arsye e kemi të vështirë të mbajmë sekrete.Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët në Departamentin e Psikiatrisë dhe Shkencave të Sjelljes në Kolegjin e Mjekësisë në Baylor.

Sipas ekspertëve kur ju ftojnë të mbani një sekret, bashkëbiseduesit tanë fillojnë të kenë një dëshirë obsesive dhe të shqetësuar për ta ndarë atë me dikë. Për më tepër, duhet të konsiderohet se shumë njerëz kanë një të besuar, me të cilët ata ndoshta do të ndajnë informacione apo konsiderata.

Përkundrazi, ata mund të ndjehen fajtorë për një person pa ndarë gjëra të caktuara, sepse kjo mund të çojë në zhvillimin e një ndjenje mosbesimi.Mbajtja e çdo gjëje brenda, një sekret mund të shkaktojë më shumë stres dhe t’ju shtyjë të flisni me dikë që të mos “shpërtheni”.Nëse me të vërtetë nuk doni të turbulloni gjithçka, mjekët këshillojnë të vendoseni në pozitën e atij që ju ka besuar, duke menduar se si do të ndihemi nëse na ndodh.

Dhe nëse diçka ndodh të humbasë, është më mirë të jesh i sinqertë me ata që na kanë besuar një sekret.

Por mbani parasysh pesë gjëra duhet të mbani patjetër sekret 1.Mos tregoni planet tuaja ambicioze. 2.Nuk duhet tu tregoni të tjerëve për punën tuaj 3.Asnjëherë mos zbuloni sekretet e jetesës suaj. 4.Gjithashtu nuk këshillohet që të ndani me të tjerët konfliktet apo problemet që keni në familje. 5.Mos flisni për gjëra të pakëndshme që bëjnë njerëzit e tjerë pra mos u merrni më thashetheme.

Article Logic
Execution time: 0.0038270950317383