INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse tradhëtojmë? A ndryshon tradhëtia në bazë të gjinisë? Shkenca e ka tani një përgjigje

Përse tradhëtojmë? A ndryshon tradhëtia në bazë të gjinisë? Shkenca e ka tani një përgjigje

Publikuar më: 20:45 18-09-2018

Një studim i bërë nga Universiteti Miçigan sugjeron se arsyet se përse dikush tradhton mund të dallojnë dhe në bazë të gjinisë.

Anketimi i cili përfshiu 2.000 amerikanë dhe evropianë, ka zbuluar se arsyet prapa tradhtisë te meshkujt dhe femrat janë krejtësisht të ndryshme.

Kur ishin pyetur se përse kishin tradhtuar, femrat amerikane dhe ato evropiane kanë dhënë thuajse të njëjtën përgjigje : Partneri nuk po na kushtonte vëmendje mjaftueshëm!

Pra shumica e arsyetimeve se përse gratë tradhtojnë kanë qenë të ngjashme mes tyre, duke thënë se personi me të cilin e kanë tradhtuar partnerin ka qenë gjithmonë aty për to.

Kur meshkujve u është bërë e njëjta pyetje, përgjigjet kanë qenë të ndryshme. Meshkujt kanë pranuar se kishin tradhtuar partneret për shkak se dikush tjetër kishte qenë shumë joshëse,kishin qënë të dehur, për aventurë e plot arsye të tjera që lidheshin kryesisht me dëshira fizike,më shumë se emocionale.

Duke u bazuar në këtë anketim, ekspertët thonë se meshkujt janë më të përqendruar në tradhtinë fizike, ndërsa femrat tradhtojnë emocionalisht!

Gjithashtu , autorët e studimit kanë treguar se gratë kanë më shumë vetëkontroll sesa meshkujt.

Article Logic
Execution time: 0.0023989677429199