INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse Vatikani kërkon vetting edhe për priftërinjtë në Rumani

Përse Vatikani kërkon vetting edhe për priftërinjtë në Rumani

Publikuar më: 17:44 22-02-2019

Vatikani ka urdhëruar Rumaninë që të kalojë në sitë të shkuarën komuniste të priftërinjve. Në kohën kur vendin pritet ta vizitojë Papa Francesku, selia e shenjtë po përpiqet të zbulojë nëse disa klerikë kanë bashkëpunuar me shërbimin famëkeq sekret, “Securitate” gjatë kohës së regjimit të vjetër.

Vëmendja është përqendruar sidomos tek 6 priftërinj katolike.

Kërkesën e paprecedent, ia dërgoi fillimisht ambasadori papnor në Rumani Miguel Angel Buendia Këshillit Kombëtar për studimin e arkivave të “Securitates”; Dokumenti ka dalë në dritë tani, më pak se katër muaj përpara vizitës se parashikuar të Papës argjentinas në Rumani në maj.

Në kërkesën e Vatikanit thuhet se Selia e Shenjtë ka marrë sinjale për një bashkëpunim të mundshme të disa klerikëve katolike nga Dioqeza e Iashit me sigurimit e shtetit në periudhën kur regjimi komunist ishte drejt fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0035891532897949