INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse Vikingët kishin të shkruar fjalën Allah në veshjet e të vdekurve

Përse Vikingët kishin të shkruar fjalën Allah në veshjet e të vdekurve

Publikuar më: 14:26 14-10-2017

Një zbulim i ri, ka ndezur debatet mes studiuesve. Bëhet fjalë për lidhjet  që mund të kenë ekzistuar mes kulturës islamike dhe vikingëve.

Studiuesit së fundmi kanë zbuluar se emri Allah u gjet i shkruar në rrobat e një të vdekuri i cili i përket fisit antik nordik. Veshja ishte brenda një varri të zbuluar në Suedi.

Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për dekorime por arkeologu Larsson zbuloi se ishte një lloj shkrimi,i cili i përkiste gjuhës arabe.

Mendohet se ky lloj shkrimi tregon se ritet funebre të vikingëve janë influencuar nga kultura islame. Në fakt kjo nuk është hera e parë që në gjetjet vikinge të zbulohet një emër musliman.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034849643707275