INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse zgjodhi një ceremoni private në Itali? Ja si përgjigjet Arbana Osmani

Përse zgjodhi një ceremoni private në Itali? Ja si përgjigjet Arbana Osmani

Publikuar më: 12:30 27-06-2023

Disa ditë më parë, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ceremonia private me familjarët dhe miqtë e tyre të ngushtë u mbajt në Toskana të Italisë.

Të ftuarit në dasmë kanë pasur vetëm një rregull, që të mos postonin foto e video në rrjetet sociale dhe sigurisht që kështu ndodhi.

Ka qenë vetë Arbana, ajo që ka ndarë me publikun disa detaje të veçanta gjatë organizimit të ceremonisë duke mos zbuluar asgjë më shumë. Gjithashtu moderatorja e dashur për publikun ka postuar vetëm një fotografi ku tregon se si ajo dukej nuse dhe Eduarti dhëndër.

E teksa të gjithë janë ende kurioz dhe dëshirojnë që Osmani të ndajë më shumë detaje për publikun nga dita e saj e veçantë, ajo sërish ka zgjedhur të qëndroj e rezervuar.

Arbana dhe Eduarti kanë qenë ftuar së fundmi në Suharekë, ku pas përfundimit të festivalit që u organizua, moderatores iu drejtuan disa pyetje në lidhje me dasmën, ku ajo i bën të ditur moderatorit se nuk ka ardhur për të folur për atë temë.

‘Ne nuk jemi këtu për të folur për dasmën’-përgjigjet Arbana duke insituar që të mos pyetet më për dasmën.

Article Logic
Execution time: 0.0029699802398682