Shoqëria midis Kylie Jenner dhe Jordyn Woods ka enë një nga më të diskutuarat në shtypin rozë ndërkombëtar, pas tradhtisë së Tristan ndaj Khloe Kardashian.
Lajmet ishin se Kylie i kërkoi shoqes së saj të merrte plaçkat dhe të lëvizte nga shtëpia ku jetonin së bashku, por gjërat po marrin një tjetër rrjedhë së fundmi.
“TMZ” raportoi në mënyrë dramatike se ato “nuk flisnin më” dhe se “Kylie ka hequr dorë nga shoqja e saj dhe po vijon jetën pa të”, ndërkohë në media sociale ne shohim një tjetër perspektivë.
Jordyn është ajo që ka dhënë shenjat e para duke i bërë like shoqes në fotot e pushimeve me Travis Scott.
Dyshimet u shtuan më tej, kur mami i Jordyn komentoi disa emoji me zemra në një video të vogëlushes Stormi.
Nëse të gjitha hipotezat do ishin të vërteta se Kylie e ka hequr nga jeta e saj Jordyn, të paktën do kishte hequr edhe foton e coverit me të në Twitter, gjë e cila nuk ka ndodhur.
Të gjitha këto “prova” na bëjmë të dyshojmë se shumë shpejt shoqet e ngushta mund t’i shohim sërish bashkë. Ndërkohë në Amerikë përflitet se e gjitha kjo zhurmë është shkaktuar edhe për të rritur publicitetin e serialit “Keeping Up With The Kardashians”.