INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Përshëndes këtë hap si një sukses...”, reagon Basha pas miratimit të gjuhës shqipe në Maqedoni

“Përshëndes këtë hap si një sukses...”, reagon Basha pas miratimit të gjuhës shqipe në Maqedoni

Publikuar më: 15:32 11-01-2018

“Miratimi i sotëm i ligjit të gjuhës shqipe nga parlamenti i Maqedonisë është një hap i rëndësishëm përpara në realizimin e statusit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë”, shkruan Basha në Facebook.

Sakaq, Basha ka vlerësuar qëndrimin e forcave politike dhe e ka quajtur këtë hap si një sukses që nxit një klimë uniteti mes dy vendeve.

Postimi i plotë:

Miratimi i sotëm i ligjit të gjuhës shqipe nga parlamenti i Maqedonisë është një hap i rëndësishëm përpara në realizimin e statusit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë.

Përshëndes këtë hap si një sukses i bashkërendimit dhe bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni.

Vlerësoj qëndrimin e forcave politike Maqedonase që mbështetën me votën e tyre këtë ligj, i bindur se kjo votë është një kontribut i rëndësishëm për bashkëjetesën etnike dhe konsolidimin e një shoqërie demokratike në Maqedoni.

Partia Demokratike nxit këtë klime uniteti mes faktorit politik shqiptar dhe bashkëpunimi me atë politik maqedonas si një garanci për një Maqedoni të orientuar drejt standardeve dhe vlerave euroatlantike dhe europiane

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936