Është një ndër këngëtaret më të talentuara shqiptare dhe tashmë si duket është gati për tregun ndërkombëtar. Bëhet fjalë për Arinda Gjonin. Këngëtarja e HIT-it “A jena” u pa së fundmi në një ndër festivalet më të njohura në Turqi dhe jo vetëm, “Turkey Golden Palm Awards”.
Arinda tregon për emisionin Fun Day me moderatore Fatma Methasani se ka lidhur një kontratë ndërkombëtare me kompaninë “Sipan Babur”, pjesë e të cilit është edhe këngëtari i shumë HIT-eve, Faydee. Ajo tashmë po fokusohet për të arritur famën që shumë e duan të gjithë artistët shqiptarë dhe jo vetëm, atë ndërkombëtare.
Në videon më poshtë do shihni si Arinda bashkë me Faydee përshëndesin të gjithë shqipet, duke bërë simbolin e shqiponjës në festivalin e mbajtur në Turqi, madje ajo na dërgoi edhe një video teksa këndon me yllin botëror./intv.al/