Për fat të keq, pasojat e tërmetit të fuqishëm në Itali ishin të frikshme! Ende ka lot në sytë e të afërme e ndërsa dikush tjetër e shpreh dhimbjen me anë të një letre si kjo:
“ Përshendetje vogëlushe! Na fal që mbërritëm vonë. Erdhëm, por për fat të keq ti kishe pushuar së marri frymë. Dua t’a dish që atje lart ku je tani, se ne bëmë gjithçka për të të nxjerrë nga aty.
Përshëndetje Giulia! Edhe pse nuk më njohe kurrë, unë të dua shumë.
Andrea!”.
Kjo është letra që një zjarrfikës me emrin Andrea e ka lënë mbi arkivolin e së voglës Giulia, e cila humbi jetën pasi iu shemb shtëpia nga tërmeti në Pescara del Tronto. Kjo provincë ishte një ndër më të goditurat nga tërmeti fatal i 24 Gushtit.
Nëna e Giulias mbërriti sot me barrelë nga spitali për t’i dhënë lamtumirën së bijës 8 vjec. Askush nuk mund të ngushëllonte nënën e cila humbi vajzën.