Përshkallëzohet tensioni mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se nuk i duhej leja e Kongresit për të sulmuar.
Nga ana tjetër reagon dhe Teherani zyrtar duke thënë se me sanksionet e reja sterile ndaj Iranit SHBA i kanë dhënë fund përgjithmonë rrugës së diplomacisë mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Deklarata është bërë në Twiter nga zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane.
Ai shton se qeveria e dëshpëruar e Trump është gati të bëjë çdo gjë për të shkatërruar mekanizmin e konsoliduar ndërkombëtar nëpërmjet të cilit ruhen paqja dhe siguria.