Përshkallëzohet situata në Elbasan, në rrethrrotullimin e Bradasheshit ku edhe po zhvillohet protesta e opozitës.
Ata kanë nisur fillimisht me tymuese dhe më pas i kanë vënë flakën disa gomave. Protestuesit dëgjohen teksa kërkojnë largimin e kryeministrit Rama me thirrjet “Rama ik”. “BalkanWeb” ka siguruar disa pamje nga momenti.
Të pranishëm në këtë situatë kanë qenë edhe dy ish-deputetët e PD, Luçiano Boçi dhe Endri Hasa.
Përmes kësaj forme të mosbindjes civile të përdorur edhe më herët, opozita synon të forcojë mesazhin se aksioni i saj do të përshkallëzohet nëse kushti i saj për qeveri tranzitore dhe zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër nuk plotësohet.