INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përshkallëzohet protesta! Pedagogët e Juridikut përkrahin studentët, ja 4 pikat që kanë paraqitur! [FOTO]

Përshkallëzohet protesta! Pedagogët e Juridikut përkrahin studentët, ja 4 pikat që kanë paraqitur! [FOTO]

Publikuar më: 21:49 18-01-2019

Përveç studentëve edhe pedagogët kanë dalë me një sërë kërkesash dhe përkrahin studentët në çdo pikë. Ditën e sotme pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë, pas një mbledhje të realizuar me studentët kanë dalë me një deklaratë e cila përmban 4 pika:

Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Drejtësisë të UT në mbledhjen e saj të datës 18.01.2019, pasi analizoi situatën e krijuar deklaron në mënyrë unamime se :

1-Mbështet protestën e studentëve dhe shprehet kundër çdo forme presioni ndaj tyre.

2-Angazhohet për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, kërkimit shkencor, bazuar dhe në kërkesat e studentëve. Gjithashtu, mbështet ngritjen e mekaniznave për kontrollin e etikës në kërkimin shkencor në respektim të Kushtetutës, garantimit të lirisë akadenike dhe autonomisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë.

3-Kërkon rishikimin tërësor të akteve të Këshillit të Ministrave të dala pa u konsultuar paraprakisht me Institucionet e Arsimit të Lartë dhe që cënojnë autonominë Universitare.

4-I bën thirrje të gjithë aktorëve që të respektojnë misionin e shenjtë të pedagogut, duke ndaluar çdo përpjekje për të cënuar dhe denigruar figurën e tij.

asmb.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0041298866271973