Qeveria duket se nuk ja doli me ligjin kundër lëndëve piroteknike, pasi sot shihet që në duart e studentëve ka tymuese të cilat i hodhën në drejtim të kryeministrisë.
Studentët u rikthyen në protesta pas pauzës që dhanë nga festat e Vitit të Ri.
Zgjidhjen e dhënë nga kryeministri për kërkesat e tyre nuk e pranojnë, pasi e duan me votën në parlament dhe jo me vendim të këshillit të ministrave. Në protestën e sotme atyre u janë bashkuar dhe qytetarë, banorët e Astirit, minatorë , përfaqësues të shoqërisë civile, artistë etj.
Protesta nuk do të ketë një afat, studentët shprehen se ajo do të përfundojë në momentin që kërkesat të marrin zgjidhje, po ashtu nuk përjashtojnë mundësi për përshkallëzim.