Duke filluar nga data 1 korrik abonetë e transportit urban do të jenë të personalizuara, me fotografi dhe numrin e kartës së identitetit.
Të gjithë qytetarët që duan të blejnë abone në pikat e shitjes duhet të paraqesin fotografinë e tyre dhe mjetin e identifikimit
Ligji për abonetë e personalizuara është miratuar nga kuvendi në maj të këtij viti.
Ndërsa njoftimi për ndryshimin e formatit te tyre është vendosur në të gjitha linjat e transportit urban në kryeqytet.
Deri më sot aboneja mund të përdorej dhe nga pjesëtaret e tjerë të familjes, ndërsa pas 1 korrikut çdo anëtar duhet të ketë bilete të personalizuar.