Ka shumë faktorë që ndikojnë në dëmtimin e higjenës orale, Sipas një studimi të realizuar nga instituti indian i Edukimit Shkencor dhe Kërkimit në Kalkuta, ku një prej tyre është edhe smogu. Nga kërkimi rezultoi se goja është më e ekspozuar ndaj ndotjes dhe ndaj elementëve si dioksidii squfurit etj. dhe si rrjedhojë ka më shumë mundësi që të zhvillohet prishja e dhëmbëve ose patologji të tjera.
“Pavarësisht përpjekjeve për të reduktyar nivelin e ndotjes në ajër, personat që jetojnë në qytete të mëdha do të jenë shumë herë më të ekspozuar nga rreziku i smogut i cili shkakton pasoja edhe në higjenën orale” shprehet Jacopo Gualtieri, dentist, anëtar i Shoqatës Europiane të dentistëve (Eao).
Ja disa këshilla:
1) Verifikoni standardet për kontrollin e cilësisë së ajrit nga ana e bashkisë suaj.
2) Gjatë ditëve të ndotjes më të lartë shmangni qëndrimet e gjata në mjediset e hapura ( mund të përdorni ndonjë maskë).
3) Mos përdorni shumë fluor
4) Kryeni vizita të rregullta te dentisti.
5) Nëse dhëmnbët kanë pësuar dëme estetike, ato mund të riparohen me elemente porcelani.