INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Personat që tentojnë vetvrasjen, të dhunshëm

Personat që tentojnë vetvrasjen, të dhunshëm

Publikuar më: 18:08 07-04-2017

Një studim I kryer nga disa shkencëtarë në Suedi ka nxjerrë në pah se njerëzit që tentojnë të vetëvriten kanë më shumë gjasa për të kryer krime të dhunshme. Studimi u bazua në sjelljet e dyfishta të cilat ndikojë te njera-tjetra. Shkencëtarët specifikuan se pacientët në depresion ishin emocionalisht "të lëndueshëm" dhe ishin më të prirur për të sulmuar të tjerët. Në objekt studimi u morën të gjitha të dhënat e qytetarëve suedezë të lindur mes viteve 1982 dhe 1998, afërsisht 2 milion njerëz duke filluar nga mosha 15 vjeç. Rezultatet treguan se mbi 55 mije persona kanë marrë kujdes për shëndetin mendor, ndersa me shume 66 mije te tjere rezultonin të dënuar për një krim. Studimi vjen pasi ekspertët paralajmëruan në fund të vitit 2016 se mediat sociale janë duke nxitur një epidemi të vetelëndimit. Numri i të rinjve të shtruar në spital për vetëprerje, vetëhelmim apo dhe mbidozë është rriturt me 14 % në dy vitet e fundit.

Article Logic
Execution time: 0.003931999206543